Sport Shqiptar

CS:GO: Përfundon aventura në Rio e ekipit kosovar  

Bad News Eagles ka pësuar humbje 2:0 me harta ndaj ekipit ukrainas NAVI, duke u eliminuar kështu nga turneu Major në Rio de Janeiro në lojën CS:GO.

Bad News Eagles është ndalë në fazën Legends të turneut në Rio, duke mos arritur të kalojë në fazën Champions.

Paraqitjen në fazën Legends e ka mbyllur me bilanc prej 1 fitore e tri humbje.

Të dielën bëri senzacion duke e mposhtur 2:1 FaZe Clan, ekipin numër një në renditje botërore dhe fituesin e Majorit të fundit në Antwerp.

Por, nuk arriti të bënte senzacion edhe ndaj NAVI-t.

U mposht në mapin e parë Ancient bindshëm 16:3, në mapin e dytë Nuke pësoi 16:9.

/Shqip.com