COVID-19: Afër 100 të vdekur që nga e hëna në Kosovë
Publikuar:
(28.08.2021 23:00:07)

Që nga e hëna 96 persona në Kosovë kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Coronavirus, ndërsa janë infektuar gjithsej 11 mijë e 793.
Vetëm në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar 18 viktima dhe një mijë e 891 raste pozitive.
Gjendja me pandeminë COVID-19 është rënduar javët e fundit.
Sipas institucioneve shëndetësore, dominues është varianti Delta, i cili është më lehtë i transmetueshëm se sa variantet e tjera dhe prek më shumë moshat e reja.
Ndaj Qeveria e Kosovës ka ashpërsuar masat kundër Coronavirusit, të cilat do të hyjnë në fuqi nesër, 29 gusht./SHQIP.com