Rozë

“Çmendet” Loredana – kërkon 120 mijë euro për të përformuar në ‘Alba Festival’

Loredana

Alba Festival tashmë ka filluar dhe do të zgjasë dy ditë në Zvicër.

Pjesë e këtij festivali janë figura të njohura dhe më zë të estradës shqiptare, por ka një mungesë.

Fjala është për Loredanën e cila përkundër se gjendet me kohë të plotë në Zvicër, nuk është në “line up” të koncertit.

E pyetur mbi arsyet, Loredana i ka rënë drejt duke thënë se ka kërkuar 120 mijë euro.

Një shumë e tillë nuk është dëgjuar më parë në mesin e artistëve shqiptare.

Ndryshe, siç raporton gazeta zvicerane në shqip, Le Canton27.Ch, organizatorët e këtij eventi kanë thënë se gjatë këtyre dy ditëve presin të marrin pjesë rreth 20 mijë pjesëmarrës.

Lexo edhe:
Fillon Alba-Festival në Zvicër, pritët të marrin pjesë 20 mijë persona

Po ashtu, organizatorët kanë ftuar të gjithë dashamirësit e skenës shqiptare që t’ bashkohen festivalit./SHQIP.com