Sport Ndërkombëtar

Club Brugge – befasia e Champions League

Champions League ka sjellë këtë vit befasi të shumta.

Padyshim njëra brej skuadrave që ka kaluar të gjitha pritshmërit është Club Brugge.

Ata madje këtë stinor kanë një rekord që lë pas Real Madridin, Chelsean, Bayernin e të gjitha skuadrat më të mira evropiane.

Skuadra belge është e vetmja në Ligën e Kampionëve që nuk ka pësuar gol pas katër ndeshjeve të zhvilluara.

Pas Club Brugge – mbrojtjen më të mirë e kanë Manchester City me një e Bayerni me dy.

Rekordin më të keq këtë stinor deri më tani e kanë Rangers e Viktoria Plezen që kanë pësuar 16 gola në vetëm katër ndeshje.

Club Brugge ndeshjen e radhës e zhvillon sot kundër Portas me fillim nga ora 18:45.

Skuadra e Carl Hoefkens tashmë e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

/Shqip.com