Sport Ndërkombëtar

Clippers fiton derbin e Los Anxhelosit

Denver është rikthyer te fitorja në NBA pas triumfit në sekondat e fundit ndaj New Orleans me rezultatin 99-98. Jokic realizoi sërish një “triple double”, me 25 pikë 11 kërcime e 10 asistime, mbështetur edhe nga Murray, po me 25 pikë.

Derbi i Los Anxhelosit fitohet nga Clippers, që mundën 133-115 Lakers, në një ndeshje pa histori. Paul George me 27 pikë e Kawhi Leonard me 25 bënë diferencën në fushë për Clippers, duke i bërë të pavlefshme 6 pikët e LeBron James.

Tjetër humbje për Boston, e dyta radhazi, që u mund 98-95 nga Miami. Adebayo me 30 pikë e 15 kërcime më i miri për Miami, ndërsa 31 pikët e 14 kërcime të Tatum për Celtics mbetën për statistikë.

Në ndeshjet e tjera, Washington (Kuzma 30 pikë) fiton në fund 127-126 ndaj Dallas (Doncic 41 pikë). Phoenix, falë 24 pikëve të Johnson, mundi 128-97 Charlotte, ndërsa Indiana mundi 116-110 Chicago, sfidë ku u dalluan Turner e Mathurin me nga 26 pikë secili.

Rezultatet:
Indiana – Chicago 116-110
Miami – Boston 98-95
New York – Cleveland 105-103
New Orleans – Denver 98-99
Dallas – Washington 126-127
Phoenix – Charlotte 128-97
Lakers – Clippers 115-133

/Shqip.com