Rozë

Çka po ndodh kështu me Oltën, shpërthen në lot

Olta Gixhari ka habitur banorët dhe të gjithë shikuesit, pasi ka filluar të qajë.

Shkak sipas saj, ishin deklaratat që janë thënë mbrëmë për të, andaj nuk mund të mbajë më.

Për të ngushëlluar pranë ishin, Maestron dhe Valbonën, ku më pas afrohet edhe Luizi.

“Je një vajzë e zgjuar, i di situatat. Kur ti fillon një debat, apo përplasje, mundohu që ai impulisiviteti që ke, të bën të lëvizësh pak. Mundohu ta kontrollosh. Kur të përmendi të shtyrën Zhaku, të nxorri pak keq”– tha Maestro.

Olta u shpreh se e kishin prekur fjalët që i janë thënë mbrëmë gjatë spektaklit, veçanërisht nga Zhaklin Lekatari.

“Nuk kam dalë asnjëherë nga vetja, siç tha Zhaklina. Nuk kam dal fare, s’më keni parë fare, as nuk keni për të më parë këtu. As nuk kam sharë, as nuk kam bërtitur. Pse për të ngritur Efin, duhet të më ulin mua? Pse më vë gjëra që unë nuk i kam? Kjo më shqetëson mua, nuk e duroj dot!”- tha Olta duke ulëritur.

https://www.tiktok.com/@dashi_official007/video/7195131824937504006?embed_source=121331973%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_blank&refer=embed&referer_url=albeu.com%2Fshowbiz%2Fcfare-ndodhi-me-olta-gixharin-aktorja-shperthen-papritur-ne-lot-nuk-mbaj-dot-me-video%2F465063%2F&referer_video_id=7195131824937504006

/Shqip.com