Sport Ndërkombëtar

City po e udhëheq garën për Bellingham

Ylli i ri anglez, Jude Bellingham është një nga lojtarët më të përfolur.

E ardhmja e tij është temë diskutimi – me shumë skuadra që po kërkojnë shërbimet e 19-vjeçarit.

Borussia Dortmund refuzoi ta shes në afatin kalimtar që lamë pas – por verën e ardhshme është e gatshme të shes diamantin e ri për atë që ofron 93 milionë euro.

Jude Bellingham

Manchester City beson se po e udhëheq garën për të siguruar shërbimet e mesfushorit.

Por, ata nuk janë të vetmit në Angli që po luftojnë për shërbimet e Bellingham.

Liverpool tash e një kohë kanë shprehur interesim për reprezentuesin e “Tre Luanëve” dhe besonin që ishin një hapë përpara se konkurruesit.

Chelsea po ashtu janë tifozë të anglezit, derisa interesim ka edhe nga Manchester United, por atyre u duhet një vend në top-katërshe për të pasur mundësi.

Megjithatë sipas The Sun, City padyshim janë favorit, pasi kanë mundësin më të madhe t’i ofrojnë tituj dhe mundësin për tu ribashkuar me ish-shokun e skuadrës Erling Haaland./Shqip.com