Sport Ndërkombëtar

City me ofertë 30 milionëshe për ish-lojtarin e Barçës

Manchester City është ndër klubet me stolin më të pasur në botë.

Ani pse në krahun e majtë të mbrotjes – e kanë një futbollist si Joao Cancelo, City po mendon për t’i shtuar konkurencë atij.

Kampioni në fuqi i Anglisë po mendon për Marc Cucurella-n, raporton Goal.com.

Marc Cucurella, Brighton & Hove Albion

City po përgatit shumën e 35 milionë eurove për ta bindur Brightonin ta lë lojtarin të ikë.

Edhe pse tashmë ka një mëngjerash në atë pozitë, Pep Guardiola e pëlqen lojtarin dhe kërkon që të përfitojë më shumë nga ai se nga Zinchenko.

Ukrainasi përdoret nga tekniku spanjoll për rotacion në skuadër dhe dallimi i tij me Cancelon është i madh.

Joao Cancelo dhe Oleksandr Zinchenko, Manchester City

Statistikisht, Cucurella kthen në posedim më së shumti topa në Premierligë, çfarë e bën atë edhe më joshës për Pep-in.

Përndryshe, 23 vjeçari ka një gol dhe një asistim në 34 paraqitje për “Pulëbardhat” këtë edicion të elitës së futbollit anglez.

Teksa, vlera e ish-lojtarin të Barcelonës në treg sipas “transfermarkt” qëndron në 20 milionë euro, shumë kjo që nuk do paraqiste problem për “Qytetearët”. /Shqip.com