Sport Ndërkombëtar

City i cakton çmimin Bernados, për ta mbajtur larg nga Barça

Interesimi i katalunasve po shtohej së bashku me mundësitë e largimit të De Jong.

Por, me kushtet financiare që ka Barrcelona, do të jëtë problem i madh sigurimi i portugezit.

Manchester City tani i është futur procedurave për të siguruar Bernardo Silvan duke caktuar çmim të lartë, raporton Mirror.

Bernardo Silva dhe Pep Guardiola

 Kampionët e Premierligës nuk do të pranojnë asnjë ofertë nën 94 milionë euro për mesfushorin – shumë përtej mundësive të katalanasve me para të kufizuara.

27 vjeçari thuhej të jetë i preferuari i trajnerit Xavi Hernandez, i cili i kishte komunikuar këtë dëshirë edhe presidentit Laporta.

Megjithatë, me një rregullore strikte të limitit të pagave – për të cilën edhe nuk mundet të zyrtarizohen blerjet si Kessie dhe Christensen – gjiganti i La Ligës vështirë se do të afordonte lojtarin.

Bernardo Silva, Portugalia

Bernardo nga ana tjetër, është mësfushor tejet teknik dhe kreativ, me tipare ofanzive mirëpo është më se i gatshëm të kontribuojë edhe në mbrojtje.

Sezoni  i tij i kaluar në elitën e futbollit anglez u karakterizua si mjaft i mirë, pasi në 35 paraqitje në total nga 38, ai realizoi tetë gola dhe dhuroi katër asistime.

Kontrata e tij me “Cityzens” skadon në vitin 2025, teksa vlera e tij në treg arrin shifrën e 75 milionë eurove, sipas ‘transfermarkt’. /Shqip.com