City i afrohet titullit edhe më shumë

Nuk ka befasi.
Manchester City ka triumfuar 0-3 në udhëtim te Leeds United – dhe titullit i afrohet edhe një hap më shumë.
Golin e parë në këtë katim e realizoi Rodri – në minitën e 13-të.
Teksa, në rolin e asistuesit ishte Phil Foden.
Për ta dyfishuar epërsinë u përkujdes Nathan Ake, kur po zhvillohej minuta e 54-të.
Teksa, për 0-3 realizoi Gabriel Jesus – në minutën e 78-të.
Për sulmuesin brazilian ky ishte goli i shtatë në këtë sezon të Premierligës, krahas tetë asistimeve.
Me këtë fitore – City rikthehet në vendin e parë, me 83 pikë të grumbullura.
Një më shumë se Liverpooli – që gjendet një pozitë më poshtë.
Në anën tjetër, bën edhe një hap prapa në “luftën” për mbijetesë.
Kjo skuadër gjendet në vendin e 17-të, me vetëm 34 pikë të grumbulluara. Pesë më shumë se Evertoni i vendit të 18-të, por “The Toffes” kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara./Shqip.com
