City e synon fitoren në udhëtim të West Hami
Publikuar:
(07.08.2022 11:26:54)

Kampionët e Anglisë do të zbarkojnë në “London Stadium” – me fillim nga ora 17:30.
Manchester City e fillon sezonin e ri – në një ndeshje aspak të lehtë – në letër.
Skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola do të luaj në udhëtim te West Ham United, skuadër e mbylli sezonën e kaluar në vendin e shtatë.
City – hyn në këtë takim – pas një humbje që e pësoi në finale të FA Community Shield.
“Qytetarët” po cilësohen edhe në këtë sezon – si skuadra favorite për tu shpallur kampione, teksa, ekipe të tjera si Liverpooli dhe Chelsea – janë kundërshtarët kryesorë.
Vëmendje të madhe në këtë takim do të ketë – Erling Haaland, i cili debuton në Premierligë/Shqip.com