Sport Ndërkombëtar

City dhe Arsenali triumfuan – duke dhuruar spektakël

Kevin de Bruyne

Manchester City dhe Arsenali po vazhdojnë me formë fenomenale në këtë fillim të kampionatit në Premierligë.

City ka triumfuar 4-0 ndaj Bournemouthit, teksa “Gunners” 4-2 ndaj Leicester Cityt.

Për skuadrën e udhëhequr nga Pep Guardiola – nga një gol e shënuan De Bruyne, Foden dhe Gundogan ( dhe një autogol).

Teksa, për londinezët njeriu i ndeshjes ishte Gabriel Jesus.

Sulmuesi brazilian shënoi dy gola dhe asistoi po aq herë – duke e treguar klasin e tij.

Paraqitje të mirë zhvilloi edhe Granit Xhaka, i cili shënoi dhe asistoi një herë, ndërsa një gol e realizoi edhe Martinelli.

Në takimet tjera u shënuan këto rezultate:

Brighton & Hove Albion 0-0 Neëcastle United

Southampton 2-2 Leeds United

Aston Villa 2-1 Everton

Wolverhampton Wanderers 0-0 Fulham/Shqip.com