Lajme

Çitaku: Shqiptarët do të vazhdojnë të kenë zërin e tyre në Parlamentin e Serbisë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka uruar deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, pas konfirmimit të tij si deputet.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se shqiptarët do vazhdojnë ta kenë zërin e tyre në Parlamentin e Serbisë.

“Shqiptarët do të vazhdojnë të kenë zërin e tyre në Parlamentin e Serbisë. Të priftë e mbara Shaip Kamberi. Kënaqësi bashkëbisedimi me ju”, ka shkruar Çitaku.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi

Komisioni i Zgjedhjeve në Serbi ka shpallur  rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 3 prill të këtij viti.

Siç raporton media serbe, Danas pjesë e Kuvendit të Serbisë nga Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës do të jetë Shaip Kamberi.

Të gjitha listat e tjera që morën pjesë në zgjedhje dhe nuk e kaluan pragun e kërkuar dhe nuk do të kenë deputetë në mbledhjen e re.

Ndryshe, Kamberi ka fituar mandatin pasi janë përsëritur zgjedhjet për të pestën herë.

Ai ka arritur që të bëhet deputet pas 698 votave të qytetarëve të Ternovcit.

Lexo edhe:

Shaip Kamberi siguron ulësen në Kuvendin e Serbisë

Ndryshe, afati për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Serbisë është 4 gushti, pas së cilës përfundon afati prej 90 ditësh për zgjedhjen e qeverisë së re./Shqip.com