Lajme

Çitaku: Rruga e Kosovës është e çartë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku në konferencë për media

Pasi që Kosova edhe zyrtarisht ka aplikuar në Këshillin e Evropës, ka ardhur reagimi edhe nga nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Ajo përmes një postimi në Twitter ka shkruar se tashmë Rruga e Kosovës është e çartë.

‘’Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ne i plotësojmë të gjitha kriteret dhe tani, me Rusinë e përjashtuar nga organizata, rruga jonë duhet të jetë e çartë’’ ka shkruar Çitaku.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zyrtarisht ka dorëzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës./Shqip.com