Lajme

Çitaku reagon për rrahjen e të moshuarës në Pejë, infermieret i quan kriminele

Nënkryetarja e PDK-së

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se nuk ka arritur ta shoh deri në fund videon ku shihet e moshuara duke u rrahur nga një punëtore në shtëpi të moshuarve në Pejë.

Çitaku tha se emrat e tyre duhet të publikon dhe të ju mirët licenca.

“Nuk pata forcë me e shiku deri në fund videon në të cilën disa infermiere e sulmonin fizikisht dhe e maltretonin psiqikisht një grua të moshuar në Pejë.

Emrat e tyre duhet të publikohen. Tu mirët e drejta e punës në institucione shëndetësore, si dhe të ndiqen penalisht.  Kriminele”, ka shkruar ajo.

Në një video të postuar në rrjetin Facebook, nga përdoruesja, Kaltrinë Zeneli, shfaqen pamje të rënda, ku shihet një e moshuar duke u keqtrajtuar fizikisht nga një infermiere e Shtëpisë së të Moshuarve në Pejë.

Në videon e publikuar për një minutë, e moshuara vuan e bërtet nga goditjet në fytyrë që i bëhen në mënyrë të vazhdueshme nga punëtorja që ushtron dhunë sistematike.

Tutje, teksa e moshuara goditet, dhunuesja incizohet nga koleget e saj me mburrje, duke e përkrahur në torturimin që i bëhet të moshuarës.

/Shqip.com