Lajme

Çitaku reagon për mos shqyrtimin e aplikimit të Kosovës nga ana e Këshillit të Evropës

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka reaguar për mos shqyrtimin e serishëm të aplikimit të Kosovës nga ana e Këshillit të Evropës.

Ajo ka thënë se ky mos shqyrtim është shpërfaqje e gjendjes së mjerueshme të diplomacisë sonë.

Postimi i plotë:

Mos shqyrtimi i serishëm i aplikimit të Kosovës nga ana e Këshillit të Evropës shpërfaqë gjendjen e mjerueshme të diplomacisë sonë, dhe konfirmon që ky hap është ndërmarrë pa asnjë koordinim me aleatët tanë.

Këso lloj aventurash janë të rrezikshme dhe shkaktojnë dëme. As nuk dinë, as nuk munden, as nuk pyesin.

/Shqip.com