Lajme

Çitaku: Qeveria e Presidentja po heshtin karshi fjalimit të Ramës

Albin Kurti dhe Vlora Çitaku.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara i ka bërë thirrje Serbisë të njoh pavarësinë e Kosovës.

Ai këtë e ka kërkuar edhe nga vendet që nuk e kanë bërë ende.

Rama, po ashtu ka folur edhe për raportin e Dick Marty-t, ku tha se është një trill dhe fantazi.

Mirëpo sipas Vlora Çitaku, Qeveria dhe Presidenca po heshtin karshi këtij fjalimi të Edi Ramës.

“Kur urrejtja për një njeri është më e madhe se dashuria për Kosovën. Kaq për heshtjen shurdhuese të Presidentes, Kryeministrit, Ministres së Jashtme, karrshi fjalimit të Kryeministrit Rama dje në OKB”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Rama përmendi që edhe në aktakuzën e Thaçit asnjë fjalë s’ka të bëjë me atë që ka pretenduar Marty.

Ai i kërkoi kësaj organizate, që të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të paraqitur një raport të ri, që kundërshton me prova dhe me fakte raportin e Dick Marty, që sipas tij ka nxirë qëllimisht UÇK-ja, por edhe vetë historinë e Kosovës./Shqip.com