Lajme

Çitaku i reagon Musliut pasi e kritikoi PDK-në

Nënkryetarja e PDK-së

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku i është kundërpërgjigjur deputetes së kësaj partie, Ganimete Musliu, e cila kishte kritika për Konventën e cila është mbajtur sot.

Çitaku tha se me Thaçin ka punuar para se PDK të krijohet si parti, dhe sipas saj edhe ai kishte përpjekje të reformonte këtë parti.

“PDK ka me u hapë. Me u reformu, jo me u tjetërsu. Gratë e vajzat e reja që po i bashkohen PDK-së do ta kenë mbështetjen dhe hapsirën që e meritojnë. Nuk ka rrugë tjetër.

Në PDK jam që nga themelimi. Në fakt, me Presidentin Thaçi kam punuar para se PDK të krijohet si parti. E kam parë nga afër përpjekjen e tij të vazhdueshme për ta pasuruar, rilindur, e reformuar PDK-në. Poashtu e di që edhe atëbotë, sikurse edhe sot, ka pasur ndonjë rezistencë”, tha Çitaku.

Po ashtu, Çitaku tha se rrugëtimi i PDK’së nuk do të ndalet bashkë me mbështetjen për gruan.

“Por, rrugëtimi ynë nuk ndalet. E unë, si një grua që ka gëzuar mbështetje e privilegje nga PDK në këto 23 vite, suksesin më nuk e peshoj me pozicionin tim. Suksesin tim e peshoj me mundësitë që do të krijojmë për gratë e vajzat e reja. Nuk kemi me u ndalë. Bashkë. 50|50”.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu
Lexo edhe:
Musliu me kritika të ashpra kundër PDK’së, tregon pse nuk mori pjesë në Konventën Programore të partisë

Ndryshe, Musliu ka thënë s’mund të bëhet pjesë e një konvente ku nuk përmenden ish-liderët e ish-themeluesit e partisë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

“Nuk e shoh të arsyeshëm të behëm numër në një konventë e cila nuk e thotë as edhe një fjalë të vetme kundër padrejtësive që po u bëhën ish liderëve dhe ish themeluesve, krenarisë së PDK-së dhe të Kosovës Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. PDK-ja ka shkëlqyer me heshtje në këtë drejtim duke krijuar huti dhe pasiguri në elektorat”.

Ajo ka thënë se do të vazhdojë që të qëndrojë në PDK dhe do të bëjë opozitë edhe brenda kësaj partie./SHQIP.com