Lajme

Çitaku i reagon Besnik Bislimit për shpërndarjen e postimit ku Edi Rama quhej “pro-serb”

Vlora Çitaku & Edi Rama

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili shpërndau një status ku Edi Rama quhej “pro-serb”, postim të cilin e ka fshirë.

Çitaku në Facebook ka shkruar se Edi Rama është kryeministri që shqiptarët në Shqipëri e kanë zgjedhur tri herë radhazi dhe se preferencat personale të dikujt për të pushojnë atëherë kur pranohet funksioni shtetëror.

“E raportet me Shqipërinë janë më të thella e më të fuqishme se çfarëdo mospajtimi i përkohshëm. Ne mund të mos pajtohemi me kryeministrin Rama rreth 1 çështje, por pajtohemi për 99 tjera. Kam qenë vet dëshmitare e shumë situatave jo të lehta për Kosovën, dhe e kam parë me sytë e mi, edhe e kam dëgjuar me veshët e mi, mbështetjen që i jep Kryeministri Rama Kosovës. Dorën në zemër, shpesh edhe me më shumë elokuencë se ne vet”, ka shkruar ajo.

Bislimi para pak minutave ka bërë një postim në rrjetin social por që në foton e publikuar shihet se si kryeministri i Shqipërisë është quajtur pro-serb.

Lexo edhe:
Bisnik Bislimi shpërndan një postim ku Edi Rama quhet pro-serb (FOTO)

Kjo foto është shpërndarë në profilin e tij por që pak minuta ky postim është fshirë nga ana e Bislimit.

“Ju kam thënë moti që Edi Rama është burrë i mirë, veç që është pak pro serb”, shkruan në foton e publikuar nga një qytetarë e të cilën e ka shpërndarë Bislimi.