Lajme

Bisnik Bislimi shpërndan një postim ku Edi Rama quhet pro-serb (FOTO)

Zëvendëskryeministri i Kosovës para pak minutave ka bërë një postim në rrjetin social por që në foton e publikuar shihet se si kryeministri i Shqipërisë është quajtur pro-serb.

Kjo foto është shpërndarë në profilin e tij por që pak minuta ky postim është fshirë nga ana e Bislimit.

“Ju kam thënë moti që Edi Rama është burrë i mirë, veç që është pak pro serb”, shkruan në foton e publikuar nga një qytetarë e të cilën e ka shpërndarë Bislimi.

Kjo fotografi vjen nga Samiti i krerëve të shteteve të Evropës Juglindore (SEECP) që po mbahet në Greqi ku po merrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani./Shqip.com

Foto e shpërndarë nga Bislimi