Rozë

“Çipi u instalua”, këngëtari shqiptar vaksinohet kundër COVID-19

Mentor Haziri Foto: Instagram

Shumica e fytyrave publike tashmë janë imunizuar kundër Coronavirusit.

E së fundmi një gjë të tillë e ka bërë edhe këngëtari i njohur, Mentor Haziri, njofton Shqip.com.

Përmes një postimi në Instagram ai ironizoi duke thënë se tani pas vaksinimit i është instaluar një çip.

“Çipi u instalua”, shkroi Mentori, shoqëruar me një emoji duke qeshur me lot.

Ai mori komente të shumta nga ndjekësit të cilët i kanë uruar shëndet./Shqip.com