Art Jetese

Cilat shenja të horoskopit kanë më shumë stil në veshje?

Mbase e dimë që astrologjia ndikon tek personaliteti ynë, por a mundet ajo të influencojë edhe stilin tonë të të veshurit? Mesa duket po. Zbuloni shenjat që vishen më bukur.

Luani. Nëse ka një shenjë që pëlqen të eksperimentojë me veshjet për të rënë në sy, ajo është luani. Mbi të gjitha ajo është shenja që lidhet me Diellin, yllin përreth të cilit rrotullohen gjithë yjet e tjerë. Përveçse zgjedhin veshje shumë të veçanta e me ngjyra, luanët eksperimentojnë edhe me makijazhin plot ngjyra dhe prerjet e origjinale të flokëve.

Peshorja. Edhe personat e kësaj shenje drejtohen disi nga Venusi prandaj kanë shumë shije për estetikën. Tejet joshës, peshoret vishen për t’iu pëlqyer të tjerëve, por edhe për vete. Ata kanë tendencë t’i paramendojnë veshjet dhe parashikojnë kombinime të veçanta për çdo rast. Njihen për stilin klasik, arkitektural dhe përherë të paharrueshëm.

Demi. Ata janë personat që hedhin në treg tendencat. Duke qenë të drejtuar nga Venusi, që është planeti i harmonisë dhe bukurisë, demat i kushtojnë mjaft rëndësi estetikës. Edhe kur vishen shpejt e shpejt, personat e kësaj shenje dinë të vënë në pah ndonjë detaj tendencë për të qenë “uauu”.

Bricjapi. Metodikë në çdo gjë që bëjnë, bricjapët e shohin modën si një lloj projekti që duhet ta arrijnë. Ata adhurojnë të ndjekin tendencat e fundit, e më pas t’i përshtatin me stilin e tyre. Shpesh herë argëtohen duke ndërthurur veshje klasike cilësore me gjëra të thjeshta. Bricjapët i kushtojnë mjaft rëndësi mënyrës sesi shihen në shoqëri dhe nuk dalin asnjëherë nga shtëpia pa qenë të veshur me stil.

/Shqip.com