Art Jetese

Cilat janë vitaminat dhe mineralet më të mira për gjumin?

Problemet me gjumin, mund të shkaktojnë pasoja të rrezikshme në shëndet.

Nëse flini më pak se gjashtë orë në natë, rreziku katërfishohet.

Në shumë raste, mungesa e vitaminave mund të ndikojë tek  cilësia dhe kohëzgjatja e gjumit.

Më poshtë janë vitaminat dhe mineralet që përmirësojnë cilësinë e gjumit.

Vitamina C

Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për sistemin imunitar.

Megjithatë, studimet tregojnë se njerëzit që kanë më pak vitaminë C në organizëm përballen më shumë me pagjumësinë dhe kanë tendencën të çohen shpesh natën.

Hekuri

Ky mineral ndihmon në transportimin e oksigjenit në trup. Kjo është arsyeja përse mungesa e tij shkakton plogështi.

Mungesa e hekurit nxit bllokim të muskujve dhe lëvizje të pavullnetshme të gjymtyrëve gjatë natës.

Magnezi

Ky mineral e ndihmon organizmin të prodhojë melatoninën që njihet ndryshe si hormoni i gjumit.

Ekspertët rekomandojnë një dozë ditore prej 600 gramë magnez përveç se në rastet kur njeriu rrezikohet nga sëmundjet e veshkave apo rrahjet e ulëta të zemrës.

Vitamina B12

Kjo vitaminë ruan shëndetin e nervave dhe qelizave të gjakut. Ajo e ndihmon trupin të krijojë energji.

Vitamina D

Studimet thonë se nivelet e ulëta të vitaminës D janë të lidhura fort me cilësinë e gjumit.

Sasia e rekomanduar ditore e kësaj vitamine është 600 njësi në ditë dhe ushqimet ku ajo gjendet nuk mjaftojnë për të përfituar këtë sasi.

Kalciumi

Mungesa e kalçiumit pengon aktivizimin e fazës REM të gjumit, ose siç njihet gjumi i rëndë dhe i ëndrrave.