Lajme

Cila marrëveshje është afër nënshkrimit dhe çfarë pret Escobar nga takimi i 18 gushtit?

Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur rreth pritjeve të tij që mund të ndodhin në takimin e 18 gushtit mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Esobar ka thënë se pret që ky muaj të krijojë mundësi për të përparuar në më shumë gjera, jo vetëm në çështjen e targave.

Lexo edhe:
Escobar: Asociacioni nuk duhet të jetë shtet brenda shtetit, Blinken i tha Kurtit dhe Osmanit se duhet nisur diskutimet për Asociacionin

“Në të njëjtën kohe në shpresojmë për diskutime më të gjera se si të dyja vendet mund të ecin përpara për të krijuar mundësi për marrëdhënie më të mira, për integrim në Evropë. Mendoj që ky muaj do të krijojë mundësi për të përparuar në më shumë gjera jo vetëm në çështjen e targave”, tha Escobar gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë.

Lexo edhe:
Escobar: Mospajtimet për veriun duhet të zgjidhen përmes diplomacisë

Ne besojmë se ka një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave të makinave. Besoj se jemi afër zbatimit e udhërrëfyesit për energjinë në veri, jemi afër nënshkrimit të marrëveshjes për të zhdukurit dhe shpresoj që palët do ta nënshkruajnë këtë marrëveshje shumë shpejt, ka shtuar më tutje Escobar./Shqip.com