Sport Shqiptar

Cila është situata e Armando Brojës?

Armando Broja

Chelsea po “vuan” për një qendërsulmues.

Por, fati nuk është në anën e Armando Brojës.

Reprezentuesi shqiptar është lënduar në stërvitje – dhe nuk dihet sa do të mungojë.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i skuadrës londineze, Thomas Tuchel.

Broja e zhvilloi një sezon fenomenal – sa ishte në huazim te Southamptoni – duke realizuar gjashtë gola në Premierligë.

Ai kishte ofertë zyrtare nga West Ham United, por Chelsea nuk e lëshoi nga duart.

20 vjeçari ka kontratë me “blutë” deri në vitin 2026, teksa në “Transfermarkt” vlerësohet 22 milionë euro./Shqip.com