Lajme

Berishaj: Shpifjet nuk kalojnë

Martin Berishaj ambassador i Kosovës në Kroaci ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin social në Facebook.

Ai ka thënë se shpifjet nuk kalojnë.

Berishaj ka thënë se ai do dërzojë padi kundër portalit Planet tv që ka përmendur emrin e tij.

‘’Pavarësisht nga fushata parazgjedhore në Slloveni dhe ballafaqimi i fundit i mbrëmshëm në mes akterve kryesor politik, i z. Janša dhe z. Golob, ku u mohua shkrimi i Planet tv lidhur me emrin tim, nga sot, padia ime kunder portalit ne fjalë, hap rrugë për fjalën e fundit gjykatës’’ ka thënë Berishaj

Berishaj po ashtu ka bërë të ditur se nuk është e drejtë të jemi thjeshtë të sigurtë në drejtësi dhe duhet ta mbrojmë drejtësinë./Shqip.com