Sport Shqiptar

Cikalleshi realizon golin e shtatë në Arabi

Sokol Cikalleshi gjeti golin e tij të shtatë në Ligën Saudite, por ky finalizim i sulmuesit të Kombëtares Shqiptare nuk i mjaftoi skuadrës së tij Al Khaleej për të shmangur humbjen përballë Al-Shabab, ekip që renditet në vendin e tretë, me vetëm tri pikë më pak se Al Nassr, ku luan Cristiano Ronaldo.

Ishte minuta e 32-të e takimit, kur rezultati ishte 1-2, Cikalleshi, pasi mori një top nga Poko, u fut në zonë dhe goditi nga një kënd i vështirë, duke mposhtur edhe portierin.

Gjithsesi ky gol i Cikkaleshit nuk i vlejti për asgjë Al Khaleej, pasi Al Shabab në pjesën e dytë shënoi një tjetër gol për rezultatin përfundimtar 2-3.

Al Khaleej vazhdon të jetë në një situatë të vështirë në renditje, pasi mban vendin e parafundit me vetëm 17 pikë.

/Shqip.com