Cikalleshi do e vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite
Publikuar:
(22.08.2022 19:18:10)

Pas shtatë viteve të kaluara në Turqi – ai ka ndërruar ambient.
Sokol Cikalleshi do e vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite – në formë huazimi.
Shtatgjati është huazuar në Al Khalej, skuadër e cila garon në elitën e futbllit arab.
Për 32 vjeçarin kjo është hera e parë që luan – në këtë vend.

Në tri sezonet e fundit – Cikalleshi ishte pjesë e Konyasporit – ku në total zhvilloi 71 ndeshje kampionale, shënoi 18-të gola dhe asistoi pesë herë.
Sulmuesi me përvojë numëron edhe 22 paraqitje me kombëtaren shqiptare – dhe ka shënuar pesë gola./Shqip.com