Sport Ndërkombëtar

Christian Eriksen rikthehet në fushën e gjelbër

Christian Eriksen

Nuk ka luajtur futboll – për tetë muaj.

Por, më në fund buzëqeshja i është rikthyer në fytyrë.

Christian Eriksen ka zhvilluar ndeshjen e parë – me fanelën e Brentfordit.

Ai ka luajtur – në një ndeshje miqësore kundër Southend pa shikues, teksa arriti që të regjistrojë një asistim.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 3-2 në të mirë të Bretnfordit.

Kjo ditë po ashtu rastisi të jetë edhe ditëlindja e tij e 30-të, që e bën këtë ditë edhe më të veqantë.

Danezi ka nënshkruar me skuadrën angleze – javën e kaluar, 7 muaj pas incidentit ku ai ra pa ndjenja në fushën e blertë në ndeshjen kundër Finlandës në “Euro 2020”.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme
Christian Eriksen

Ai u shfaq para tifozëve para lojës me Crystal Palace të shtunën dhe pritet të luajë këtë të shtunë kundër Arsenalit.

Ai në një intervistë për televizionin danez DR 1 ishte shprehur se ëndrra e tij është të jetë në gjendje të i mbrojë ngjyrat e Danimarkës në “Katari 2022”.

Së fundmi ai ishte pjesë e Interit, skuadër me të cilën i ndau rrugët me marrëveshje të dyanshme për shkak se në Itali rregullorja nuk e lejon që të luhet me defilbrator kardiak./Shqip.com