Sport Ndërkombëtar

Eriksen po kthehet

Christian Eriksen

Nuk ka luajtur futboll që nga 21 qershori i vitit 2021, por një rikthim i tij është afër.

Christian Eriksen është afër të arrijë një marrëveshje me Brentfordin.

Sipas shumë mediave evropiane, ai është afër të nënshkruaj kontratë gjashtë mujore me skuadrën angleze.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Fabrizio Romano, i cili ka shkruar në Facebook ndër të tjera se“ ka shkruar se Christian Eriksen është në bisedime të avancuara me Brentford për një marrëveshje gjashtëmujore. Marrëveshja gati”.

Teksa, deri në finalizimin  e kësaj marrëveshje, Eriksen ka filluar të stërvitet me skuadrën B – të Ajaxit, për të qenë në gjendje të mirë fizike.

Në Ajax ai kishte marrë hapat e parë si futbollist dhe është shumë i lumtur që po kryen përgaditjet aty.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Në Ajax i njoh njerëzit, më duket sikur kthehem në shtëpi sepse kam qenë këtu për kaq shumë kohë. Të gjitha lehtësitë janë të disponueshme këtu dhe me Jong Ajax mund të stërvitem në një nivel të lartë në grup.

Ky është themeli i përsosur për mua për momentin. Unë dua të jem përsëri në maksimumin tim sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që kur të gjej një klub të ri, të mund të performoj mirë atje sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Eriksen për faqen zyrtare të Ajax.

Image
Eriksen gjatë stërvitjeve

Së fundmi ai ishte pjesë e Interit, skuadër me të cilën i ndau rrugët me marrëveshje të dyanshme për shkak se në Itali rregullorja nuk e lejon që të luhet me defilbrator kardiak.

Pajjisje të cilën, danezi e mban që kur është operuar – pas sulmit kardiak që e pësoi në “Euro 2020”. /Shqip.com