Sport Ndërkombëtar

Chicharito nuk po gjen këpucët e shënimit – humb një tjetër penallti

Javier Hernandez, i njohur ndryshe si Chicharito po kalon në një formë për tu harruar.

Chicharito humbi penalltinë e dytë radhazi, teksa shpresat e LA Galaxy për të arritur në Play-Off marrin një goditje të madhe.

Sulmuesi i LA Galaxy u përpoq të korrigjonte për Panenkën e tij të dështuar kundër Sporting KC herën e fundit, por humbi përsëri nga pika, pasi portieri Joe Willis bllokoi përpjekjen e tij.

LA Galaxy përfundoi duke barazuar 1-1 në kohën e fundit pasi iu akordua një tjetër penallti, dhe këtë herë Riqui Puig u ngrit dhe nuk gaboi për të barazuar ndeshjen.

Humbjet e Chicharito-s po vijnë në një moment vendimtar të sezonit, me Galaxy të detyruar të kënaqet me barazimin e tretë radhazi.

Pikët e rëna të së shtunës e lënë skuadrën në vendin e tetë në tabelën e Konferencës Perëndimore, tre pikë jashtë play-off-it me pesë ndeshje të mbetura për të luajtur./Shqip.com