Sport Ndërkombëtar

Chelsea shpallet kampion i botës për klube

Chelsea e ka fituar Kupën e Botës për Klube për stinorin 2021/22.

Kampionët e evropës mposhti në finale Palmeiran me rezultat 2:1 pas vazhdimeve.

Koha e rregullt u mbyll me rezultat 1:1, prandaj 90-të minuta nuk mjaftuan që të vendoset fituesi.

Romelu Lukaku i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 55-të, pas asistit të Hudson-Odoit.

Por vetëm 10-të minuta më pas, Veiga barazoi shifrat nga pika e bardhë.

Në minutat në vazhdim asnjëra skuadër nuk arriti ta tundë rrjetën, prandaj ndeshja shkoi në vazhdime.

Kur dukej se ndeshja do të shkonte në penallti në minutën e 117të, Havertz shënoi nga pika e bardhë për t’ia dhuruar Thomas Tuchel trofeun e dytë me “The Blues”.

Chelsea kurorëzohet kampion i botës për klube, pasi fillimisht e fitoi Champions Leaguen./Shqip.com