Chelsea po e konsideron seriozisht Strakoshën
Gardiani shqiptar mbetet lojtar i lirë në fund të muajit qershor.
Kontrata e tij me Lazion është drejt skadimit dhe ai tashmë po përgatitet për një aventurë të re.
Tani raportohet se Chelsea është duke e konsideruar atë seriozisht, raporton Fabrizio Romano.
Thomas Strakosha’s now attracting interest, available on free transfer. Chelsea are considering him as one of the options, but only in case Kepa will leave the club this summer 🇦🇱 #CFC
Gabriel Slonina, different deal – he’d be one for the future, staying at Chicago Fire on loan.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 14, 2022
Megjithatë, klubi londinez i ka ‘duart e lidhura’ përderisa Kepa Arrizabalaga vazhdon në “Stamford Bridge”.
Strakosha është i lidhur ngushtë edhe me Fulhamin, që veçse po I numëron ditët para se të aterojë shqiptarin në “Carven Cottage”.
Megjithatë, vendimi do t’i mbetet portierit, varësisht situatës që ai e sheh si më të duhurën për të.
I lindur në Athinë të Greqisë, ai bëri karrierë në Hapoel, Panionios dhe në Salernitana – para se t’i bashkangjitej ‘Shqiponjave’.
Përndryshe, gardiani i kuqezive ka bërë 23 paraqitje këtë edicion të Serie A-së, ku ka pranuar 29 gola dhe shtatë herë ka mbajtur rrjetën e pa tundur. /Shqip.com