Strakosha i Lazios drejt Londrës
Kampioni i Championshipit në Angli po kërkon gardian të ri për sfidën e re.
Fulham do të jetë pjesë e Premierligës nga edicionin i ardhshëm.
Klubi londinez ka identifikuar Thomas Strakoshën si të preferuarin e tyre, raporton Goal.
‘The Cottagers’ nuk do të vazhdojnë me ndjekjen e anëtarit të PSG-së, Alphonse Areola që aktualisht ishte pjesë e West Ham.
Strakosha nga ana tjetër, do të më se i hapur për oferta pasi kontrata me Lazion i sadon më 30 qershor.
27 vjeçari nuk është i lumtur në “Stadio Olimpico”, prandaj Futham kanë një shans tejet të mirë për të marrë shërbimet e shqiptarit.
I lindur në Athinë të Greqisë, ai bëri karrierë në Hapoel, Panionios dhe në Salernitana – para se t’i bashkangjitej ‘Shqiponjave’.
Përndryshe, gardiani i kuqezive ka bërë 23 paraqitje këtë edicion të Serie A-së, ku ka pranuar 29 gola dhe shtatë herë ka mbajtur rrjetën e pa shkundur. /Shqip.com