Sport Ndërkombëtar

Chelsea gjen zëvendësuesin e Rices në PSV

Chelsea mund të jetë ‘ftohur’ nga Declan Rice si pasojë e çmimit të tij.

Trajneri i West Ham, David Moyes kishte thënë se së paku 180 milionë euro do ta bindnin klubin të heqë dorë nga mesfushori.

Në vend të tij, “Blutë” po monitorojnë nga afër Ibrahim Sangare-n e PSV-së, raporton Goal.

Ibrahima Sangare, PSV

Sipas tyre, mesfushori i talentuar defanziv mund të largohet nga Holanda për 35 milionë euro.

24 vjeçari ka tre gola dhe dy asistime në 28 paraqitje për gjigantin holandez në Eredivisie këtë edicion, shifra këto që janë mjaft impresive duke marrë parasysh pozitën që luan.

Kontratë ka deri në në qershor të vitit 2025, teksa vlera e tij në treg kap shifrën e 16 milionë eurove, sipas “transfermarkt”.

Sangare, Bregu i Fildishtë

Përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë iu bashkua PSV-së në vjeshtën e vitit 2020 për shtatë milionësosh, nga klubi i kategorisë së dytë të francës – Toulouse. /Shqip.com