Sport Ndërkombëtar

Chelsea e dëshiron dyshen e Barcelonës

Barcelona

Pierre Emerick Aubameyang dhe Frenkie de Jong  – janë objektivat e Chelseat.

Dyshja e Barcelonës pëlqehen shumë nga Thomas Tuchel dhe sipas shumë mediave angleze dhe spanjolle – skuadra londineze do bëjë oferta zyrtare për ta.

Aubameyang e zhvilloi një gjysmësezon fenomanal – me katalunasit.

Në 17-të ndeshje të zhvilluara në La Liga – ai realizoi 11-të gola dhe asistoi një herë.

Teksa, dy herë shënoi edhe në Europaligë

Në anën tjetër, De Jong ka zhvilluar 32 ndeshje në sezonin e fundit të La Ligës, teksa ka regjistruar tri gola dhe tri asistime.

Frenkie u bashkua me blaugranët në vitin 2019, teksa paraprakisht ka qenë pjesë e Ajaxit./Shqip.com