Sport Ndërkombëtar

Chelsea afër marrëveshjes me Koulibalyn

Kalidou Koulibaly

Chelsea do të transferojë mbrojtësin e Senegalit, Kalidou Koulibaly nga Napoli, në një marrëveshje katërvjeçare.

31-vjeçari do të udhëtojë për t’iu bashkuar skuadrës në Los Angeles të mërkurën përpara se të kalojë testet mjekësore, shkruan BBC.

Chelsea është gjithashtu afër sjelljes së qendërmbrojtësit të Manchester City, Nathan Ake.

Dyshja do të kapërcejë hendekun e mbetur në mbrojtjen qendrore pasi Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen u larguan nga Blutë këtë verë për respektivisht Real Madridin dhe Barcelonën.

Më herët të mërkurën, Chelsea konfirmoi nënshkrimin e sulmuesit anglez Raheem Sterling nga Manchester City në një marrëveshje prej 50 milionë funtesh.

Koulibaly, i cili ka tërhequr interes nga disa klube të Premierligës, iu bashkua Napolit nga Genk në vitin 2014 dhe ka bërë 317 paraqitje për skuadrën e ligës italiane.

Chelsea po stërvitet në Universitetin e Kalifornisë, Los Angeles (UCLA) dhe Sterling mund të jetë i disponueshëm për të luajtur në ndeshjen e turneut të tyre hapës në Las Vegas të shtunën kundër Club America.

Djemtë e Tuchel më pas përballen me Charlotte FC në Charlotte të mërkurën, 20 korrik përpara se të përballen me Arsenalin në Orlando më 23 korrik./Shqip.com