Sport Shqiptar

Challandes iku, por jo edhe humbjet

Dardanët mposhten nga Jordania

Miqësorja ndaj Jordanisë u pa si një kthesë te fitoret, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur nga Jordania me rezultat 0-2, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 18:00, shkruan Shqip.com.

Ani pse Dardanët e nisën ndeshjen më mirë, duke rrezikuar disa herë portën e kundërshtarëve, ishin mysafirët që rrëmbyen fitoren.

Goli i parë në këtë takim, u shënua pas 18 minutave lojë, ndërsa golashënues ishte Baha Fasial.

https://twitter.com/stopthatdegea/status/1458490960904658946?s=20
Goli i shënuar nga Fasial

Ky ishte edhe goli i vetëm i shënuar në pjesën e parë.

Ndëra, pjesa e dytë ishte po ashtu e dominuar nga Kosova, ama prapë epërsia ishte në anën tjetër.

Pas shumë rasteve të humbura nga Vedat Muriqi me shokë, mysafirët i “dënuan” në rastin e vetëm.

Kur po zhvillohej minuta e fundit e kohës së rregullt, ishte Dardour që e dërgoi topin në rrjetë dhe i dhuroi fitoren skuadrës së tij.

Festa e golit të shënuar nga Dardour

Ndeshjen e radhës, Kosova e zhvillon me 14 nëntor, ku do udhëtojë në Athinë për tu përballur ndaj Greqisë – në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Aktualisht, Dardanët gjendet në pozitën e fundit në Grupin B, me vetëm katër pikë, pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara./Shqip.com