Art Jetese

Çfarë tregon mënyra si flini për marrëdhënien tuaj në çift

Sipas studiuesve të gjuhës së trupit dhe lidhja që ajo ka me raportet e dashurisë, çdo ndryshim në marrëdhëniet e një çifti të dashuruar ndikon menjëherë në pozicionet që partnerët marrin në gjumë.

Ata theksojnë se nuk bëhet fjalë për pozicionin që marrin para se të flenë, por mënyra se si flenë gjatë natës dhe zgjohen në mëngjes. Për më tepër, po e ilustrojmë me disa shembuj:

Pozicioni “Përqafimi i muajit të mjaltit”

Ky pozicion ka tendencë të ndodhë nëse çifti sapo ka nisur të takohet. E praktikojnë gjithashtu edhe çiftet e martuar, të cilët kanë jetë pasionante mes tyre.

Pozicioni i “Dialogut”

Ky pozicion është shumë i zakonshëm për partnerët që mbajnë një lidhje të fortë mes njëri-tjetrit, por ende duhet të kalojnë më shumë kohë së bashku dhe të komunikojnë më shpesh, shkruan Living.

Pozicioni “Shikimi i Yjeve”

Një person është i shtrirë në shpinë, ndërsa tjetri mbështet kokën mbi shpatullën e partnerit. Mes këtij çifti ekziston një  kimi e shkëlqyer, por ndonjëherë njëri prej tyre ka lloj varësie.

Pozicioni “Djepi i të dashurës”

Ky pozicion është shumë i ngjashëm me atë të mëparshëm, megjithëse është shumë më intim. Kjo është shumë e zakonshme mes çifteve që nuk kanë frikë të tregojnë vazhdimisht ndjenjat e tyre.

Pozicioni “Të dua”

Këto çifte zakonisht janë shumë të lumtur dhe pozicioni pasqyron respektin reciprok të hapësirës personale. Për ta është shumë e rëndësishme të ndiejnë pranë praninë e partnerit.