Art Jetese

Çfarë tregon dhimbja e nofullës për shëndetin tuaj

Ndonjëherë ndodh të përjetoni dhimbje të nofullës nga fjetja në një pozicion të keq, por dhimbja kronike e nofullës në mëngjes mund të jetë një shenjë e diçkaje më serioze.

Në këtë artikull janë shkaqet se përse kjo ndodh dhe me disa këshilla për të menaxhuar shqetësimin.

Kërcitja e dhëmbëve

Kërcitja ose shtrëngimi i dhëmbëve gjatë natës është një nga arsyet më të zakonshme pse ju dhemb nofulla kur zgjoheni.

Kjo ndodh në mënyrë të pavetëdijshme dhe ju me siguri as nuk e keni idenë se po i shtrëngoni derisa përjetoni dhimbje.

Disa prej shenjave janë dhëmbë të rrafshuar, të thyer, të copëtuar ose të lirshëm, smalt i konsumuar, ndjeshmëri e lartë e dhëmbëve, dhimbje koke etj.

Edhe pse është pothuajse e pamundur të ndaloni diçka që bëni në mënyrë të pavullnetshme, ju mund të konsultoheni me dentistin tuaj.

Ai mund t’ju rekomandojë një pajisje që ju ndihmon të vendosni nofullën tuaj në një pozicion më të mirë duke hequr tendosjen nga dhëmbët dhe muskujt tuaj.

Ilustrim

Pozicioni i fjetjes

Pozicioni i keq i fjetjes mund të jetë një tjetër shkak.

Ndaj përpiquni të mbështesni mirë kokën dhe qafën tuaj në jastëk për një gjumë të mirë dhe për të reduktuar mundësinë e dhimbjes së muskujve.

Rutina stërvitore

Shumë njerëz gjatë një stërvitje intensive, priren të shtrëngojnë e dhëmbët dhe mund të shkaktojnë tendosje në muskujt e nofullës.

Edhe në këtë rast këshillohet të konsultoheni me dentistin tuaj i cili mund t’ju rekomandojë një pajisje që ju ndihmon.

Apnea e gjumit

Dhimbja e nofullës në mëngjes mund të jetë produkt i apneas së gjumit, një çrregullim i karakterizuar nga frymëmarrje jonormale gjatë gjumit, shkruan Agroweb.

Nëse dyshoni se apnea e gjumit është burimi i dhimbjes së nofullës në mëngjes, konsultohuni me një mjek, i cili mund t’ju vlerësojë dhe diagnostikojë siç duhet.

Ushqimi

Disa ushqime dhe pije si kafeja apo alkooli, mund të shkaktojnë stres dhe të kontribuojnë në dhimbjen e nofullës, veçanërisht nëse konsumohen menjëherë para gjumit.

Një zgjidhje e thjeshtë është shmangia e tyre disa orë para gjumit. Kjo është një strategji e zgjuar për të bërë edhe një gjumë cilësor.

Çrregullimi temporomandibular

Dhimbja e nofullës në mëngjes është shpesh një shenjë treguese e një çrregullimi të artikulacionit temporomandibular.

Shumë herë, ky çrregullim shoqërohet me pozicion të dobët të nofullës. Qëndrimi i keq, dhëmbët që mungojnë, dhëmbët e pozicionuar keq ose një kafshim i gabuar mund të jenë faktorët që kontribuojnë në këtë çrregullim.

/Shqip.com