Art Jetese

Çfarë tregojnë problemet me stomakun për shëndetin tuaj

Shëndeti i stomakut mund të tregojë shenja për mbarëvajtjen e të gjithë organizmit.

Njihet ai nj nga dhimbjet më të zakonshme dhe më të shpeshta tek njerëzit, por që nuk duhet neglizhuar në asnjë rast.

Në këtë artikull mund të shihni disa nga sëmundjet e fshehura që tregon një stomak i acaruar e që shkakton dhimbje.

Dhimbja sipër barkut

Dhimbja në zonën e sipërme e barkut është zakonisht një shenjë e gazrave të tepërt.

Mund të jetë rezultat i ngrënies shumë shpejt, ngrënies së diçkaje që irriton stomakun apo edhe gëlltitjes së ajrit të tepërt aksidentalisht.

Nëse vuani nga ky lloj dhimbje së barkut largimi nga dieta juaj i ushqimeve si pijet me gaz, birra dhe bulmetrat mund të jenë zgjidhja e duhur për të ndaluar dhimbjen.

Dhimbja poshtë gjoksit

Nëse po përjetoni dhimbje në pjesën e poshtme të kraharorit ka të ngjarë që ju të vuani nga urthi. Kjo gjendje karakterizohet tipikisht nga një shije acidike dhe një lloj djegie në pjesën e poshtme të kraharorit, shkruan Agroweb.

Ushqimet pikante dhe pijet acidike si kafeja dhe alkooli janë fajtorët më të zakonshëm që provokojnë këtë dhimbje.

Dhimbja në zonën e poshtme të barkut

Një dhimbje e mprehtë në zonën e poshtme të djathtë të barkut tuaj është tregues i problemeve të apendesitit.

Kjo dhimbje shoqërohet zakonisht me të përziera, të vjella dhe marrje mendsh.

Nëse po përjetoni këtë lloj dhimbje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

Problemet me tretjen

Një nga problemet më të zakonshme me stomakun është tretja e keqe.

Ajo mund të shkaktohet nga ngrënia e tepërt, ankthi, pirja e duhanit ose ngrënia e ushqimeve të yndyrshme.

Ndryshimet në stilin e jetës, të tilla si ngrënia e vakteve të vogla, të shpeshta dhe shmangia e ushqimeve me yndyrë, ose përdorimi i ilaçeve mund të ndihmojnë në shumë prej këtyre situatave, Sidoqoftë nëse dhimbja është e vazhdueshme mund të tregojë gjithashtu kancer në stomak, ulçera, sindromë të zorrës së irrituar ose pankreatit kronik.

Këto gjendje janë serioze kërkojnë një vlerësim dhe trajtim nga mjeku.

Fryrja e barkut

Fryrja e barkut është një nga simptomat më të zakonshme që njerëzit mund të përjetojnë për një mori arsyesh.

Ushqime të caktuara, veçanërisht produktet e qumështit, mund të shkaktojnë fryrje dhe gazra.

Të vjellat dhe diarreja

Kjo mund të jetë për shkak i një morie gjendjesh të trupit duke nisur që nga helmimi nga ushqimi ose ftohja.

/Shqip.com