Art Jetese

Çfarë të vishni për udhëtime, fundjava apo xhiro në qytet gjatë kësaj periudhe

Fustan

Jemi në periudhë udhëtimesh, festivalesh, eventesh dhe dielli! Të gjitha këto përkthehen në veshje të rehatshme, praktike dhe stil! Çfarë mund të vishni nëse keni në plan të dilni në mëngjes dhe të ktheheni në shtëpi në mbrëmje?

1. Në udhëtimin e radhës, një fustan kaq të freskët sa ky!

Kombinojeni me një palë sandale dhe mos harroni vathët! Edhe nëse në mbrëmje përfundoni në një bar interesant, kujtojini vetes që keni veshur fustanin shumë-funksional.

2. Një tjetër veshje po kaq e rehatshme për avion, brunch, Instagram apo zyrë! Fund mëndafshi dhe një pulovër është kombinimi shpëtim. Vishini me të shapka/këpucë të sheshta dhe festoni gjatë gjithë ditës!

3. Për fundjavat jashtë qytetit kthehuni tek bazikja.