Art Jetese

Çfarë nuk duhet të konsumoni nëse vuani nga bipolariteti dhe lëkundjet e humorit

Gjërat që konsumojmë nuk ndikojnë vetëm në anën fizike, por edhe në anën mendore dhe gjithë disponimin e përgjithshëm.

Nëse jeni diagnostikuar me çrregullim bipolar, duhet të shmangni ushqime të caktuara sepse ato mund të çojnë në episode që përkeqësojnë gjendjen e bipolaritetit.

Ja çfarë nuk duhet të konsumoni në rast se vuani nga bipolariteti:

Kafeina

Kafeina mund të jetë shkak për çrregullimet e bipolaritetit si dhe dëmton rutinën e gjumit. Kjo krijon një rreth vicioz, pasi mungesa e gjumit mund të jetë një shkak serioz për ndryshimet e humorit, shkruan Living.

Alkooli

Alkooli mund të ndërveprojë negativisht me ilaçe të tilla si litiumi dhe gjithashtu mund të shkaktojë ndryshime të tmerrshme të humorit. Një studim ka treguar se njerëzit me çrregullime bipolare që konsumojnë alkool, mund të kenë përkeqësim të gjendjes së tyre dhe të shëndetit në përgjithësi.

Kripa

Nëse mjeku ju jep litium për çrregullimin tuaj bipolar, duhet të keni kujdes për sasinë e kripës që konsumoni, sepse natriumi mund të ndikojë në nivelet e litiumit.