Rozë

Çfarë ka ndodhur me Luana Vjollcën? Moderatorja fotografohet me shenja dhune në fytyrë

Ka një vit që Luana Vjollca nuk është aktive me ndonjë projekt televiziv.

Vitin e kaluar ajo u largu nga Top Channel pas 15 viteve bashkëpunim, kështu duke pauzuar gjerë më tani.

Mirëpo, së fundmi moderatorja ka dhënë lajmin e mirë për fansat. Luana po rikthehet me një projekt telviziv që në bazë të imazheve që ka publikuar dyshohet se po sjell projekt ndërgjegjësues për femrat.

Pak ditë më parë ajo publikoi një foto duke vënë në pah tatuazhin me domethënien e veçantë.

“Semicolon tattoo” siç njihet globalisht, përfaqëson betejat e shëndetit mendor dhe rëndësinë e parandalimit të vetëvrasjeve. Çdo person, i cili ka një tatuazh të tillë në trup, nënkupton që ka kaluar një situatë të vështirë, e cila e ka çuar të mendojë vetëvrasjen, ose dikush i cili ka ndjeshmëri të thellë ndaj kësaj kauze dhe solidarizohet me të përmes këtij simboli.

Tutje, Luana është fotografuar e mavijosur, duke treguar se projekti saj do jetë diçka interesante.

Ndërkohë sot ajo ka publikuar një video me përmbledhjet e rëndësishme për 15 vite dhe ka zbuluar se “Thuaje” do të quhet projekti i ri televiziv./Shqip.com