Art Jetese

Çfarë duhet të dini rreth dhimbjes në anën e majtë të kokës?

Jo të gjitha dhimbjet e kokës janë të njëjta, disa janë më të rrezikshme dhe kërkojnë ekzaminimin dhe terapinë e duhur.

Prandaj është e rëndësishme të dalloni ndryshimin midis tyre.

Llojet e dhimbjes së kokës si dhe shkaqet janë të radhitura më poshtë.

Migrena

Migrena karakterizohet nga një dhimbje e fortë koke, e cila mund të jetë pulsuese.  Zakonisht fillon rreth syrit e më pas përhapet në të gjithë kokën.

Ajo mund të shkaktohet nga stresi, ushqime të caktuara, mungesa e gjumit, drita të forta ose pulsuese, zhurmat e forta.

Migrena shoqërohet me këto simptoma, ndryshime në shikim, të përzier dhe të vjella, marrje mendsh, ndjeshmëri e lartë ndaj zërit, dritës, prekjes ose aromës

Tensioni muskulor

Dhimbjet e kokës nga tensionimi i muskujve, janë zakonisht më pak të forta se migrena, por përsëri mund të shkaktojnë shumë dhimbje.

Tensioni muskulor mund të nxitet nga stresi, tensioni muskulor në qafë ose shpatulla, qëndrim i keq i trupit, dëmtim i mëparshëm i qafës

Dhimbja e kokës “Cluster”

Është një çrregullim neurologjik i karakterizuar nga dhimbje koke të përsëritura në periudha të gjata kohore dhe shumë të forta, kryesisht në njërën anë të kokës.

Ato shpesh ndodhin në pranverë ose në vjeshtë, prandaj disa njerëz i ngatërrojnë me dhimbjet e kokës nga alergjitë.

Simptomat përfshijnë, dhimbje rreth njërit sy ose njërës anë të ballit, dhimbja e cila bëhet më e fortë pas 5-10 minutash dhe mund të zgjasë 30-60 minuta, dhimbjet më të forta mund të zgjasin deri në 3 orë.

Kini parasysh se këto faktorë mund të jenë më të rrezikshëm se llojet kryesore të dhimbjeve të kokës.