Art Jetese

Çfarë do të ndodhë me ju gjatë kësaj jave?

Horoskopi

Gëzuar sezonin e dashit! Shijoni çdo moment të saj dhe shihni çfarë ju pret në javën që sapo kemi hyrë.

Dashi

Zyrtarisht keni hyrë në muajin tuaj. Bëni gati që tani qirinjtë e datëlindjes, pasi kjo periudhë ka për të qenë mjaft dinamike. Pozitiviteti dhe energjia që ju karakterizon do të dalë në pah më shumë se kurrë në këtë javë. Shijoni çfarë t’ju dalë përpara dhe mos pyesni për asgjë tjetër.

Demi

Në këtë javë do të vini re një lloj pasigurie emocionale, por e gjitha do të kalojë shumë shpejt. Falë këmbënguljes tuaj dhe dëshirës për perfeksion do të arrini të mbaroni në kohë punët që deri tani jua janë dukur si të vështira. Kjo javë është idealja për t’i kushtuar pak vëmendje njerëzve të dashur, kështu që mos hezitoni.

Binjakët

Arti i të folurit ka për të qenë pikërisht arma që do t’ju duhet këtë javë. Kjo për shkak se do ta gjeni veten të përfshirë në debate. Mos ju jepni rëndësi, parësorja është që ju të arrini qëllimet tuaja pa u penguar nga askush dhe asgjë.

Gaforrja

Ana financiare është e vetmja gjë të cilën këtë javë do ta shihni si problem. Megjithatë mos hezitoni t’i plotësoni vetes kënaqësitë e vogla. E mira është të keni kujdes me shpenzimet të cilat dalin jashtë buxhetit tuaj, pasi deri në fund të kësaj jave do të kaloni një periudhë të vështirë financiare.

Luani

Kjo mbase ka për të qenë e hëna më e bukur që keni kaluar këtë fillim viti. Kjo do t’ju bëjë që të gjithë javën ta shihni me një sy më pozitiv dhe të shijoni çdo gjë që ajo ofron. Kujdesuni për njerëzit e dashur dhe kaloni më shumë kohë me ta.

Virgjëresha

Prej disa kohësh e keni lënë pas dore veten tuaj. Këtë javë përfitoni nga rasti dhe merrni kohë për vete. Reflektoni, çlodhuni dhe përpiquni të bëni çdo gjë e cila ju bën të ndiheni mirë. Mbani mend që mirëqenia juaj është shumë e rëndësishme për të gjithë njerëzit që ju duan.

Peshorja

Kjo javë ka për të qenë për ju java e shoqërisë. Nuk ka për t’ju penguar asgjë që të dëfreheni me miqtë tuaj. Një njeri i lumtur është ai që është i rrethuar nga miq të mirë, kështu që mos e kaloni pa e mbajtur mend këtë shprehje.

Akrepi

Kjo javë ka për të qenë një javë tejet intensive në aspektin e punës. Kujdesuni që të bëni mirë të gjitha gjërat të cilat eprorët ju kërkojnë pasi ky është çelësi i një karriere të suksesshme. Kujdesuni për veten dhe mos lejoni asgjë që t’ju ngadalësojë ritmin e jetës.

Shigjetari

Të menduarit është arma juaj më e fortë. Këtë javë do t’ju duhet ta përdorni logjikën për të zgjidhur diçka shumë delikate. Besojini vetes tuaj dhe aftësive që keni.

Bricjapi

Sot një çështje financiare do t’ju shkaktojë shumë stres. Me kalimin e ditës do të kalojë edhe kjo situatë kështu që mos e shtrëngoni aspak veten në raportin financiar.

Ujori

Këtë javë do të sqaroni me veten tuaj disa situata që deri më tani ju janë dukur të dyshimta. Shfrytëzoni kohën për të bërë diçka ndryshe me partnerin tuaj. Udhëtimet dhe relaksi nuk kanë vrarë asnjëherë askënd.

Peshqit

Rutina e kësaj jave do të përmbyset disi nga mesi i saj. Mbase aktivitetet që lidhen me punën tuaj do t’jua mundësojnë këtë. Përpiquni të investoni energji në atë që bëni pasi koha e humbur është shumë e çmuar./SHQIP.com