Celina probleme me zemër, ja sa është periudha që do të qëndroj jashtë fushave

Emri i Bersant Celinës është përfolur shumë për një rikthim të mundshëm në futbollin anglez gjatë kësaj vere, shkruan Shqip.com.
Mesfushori nga Kosova luajti te Dijon në Ligue 1, por pasi kjo skuadër ra nga liga elitare e Frances, Celina tani po mendon largimin.
Por, pas rikthimin në klub pas pushimeve, mesfushori kosovar ka kryer kontrollet mjeksore ku ka zbuluar një problem shëndetësor.
AI kaloi me sukses infektimin nga COVID-19, 24-vjeçarit i ka lënë pasoja pasi ka marrë një infeksion në muskulin e zemrës.
E për fat të këq, për shkak të këtij infeksioni Celina nuk do të mund të luaj futboll për tre muaj, ku kjo nënkupton se ai pritet të largohet nga skuadra franceze gjatë kësaj vere.
“Bersant Celina ka probleme të njëjta me COVID-19, me disa komplikime të nivelit të zemrës, ne nuk duhet të rrezikojmë”, ka thënë trajneri i Dijon, David Linares .
Për shkak të këtij infeksioni, mesfushori kosovar do të humb edhe ndeshjet me Përfaqësuesen e Kosovës në shtator dhe tetor./Shqip.com