Kulturë

Çeku: Serbia po shkel në mënyrë flagrante konventat e UNESCO-s

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku

Plotë 1247 artefakte të vendit, janë duke u mbajtur ilegalisht në muzetë e Serbisë, për të cilat Kosova vazhdon thirrjen për kthimin e tyre.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një postimi tha se Serbia po shkel konventat e UNESCO-s.

“Duke mos i kthyer eksponatet në vendin e tyre të origjinës, Serbia po shkel në mënyrë flagrante konventat e UNESCO-s, marrëveshjen origjinale dhe dokumentin e Ahtisaarit”, ka shkruar ai.

Disa nga artefaktet e Kosovës që ndodhen në Beograd

Artefaktet e Kosovës, u morën nga Serbia për një ekspozitë të përkohshme në Beograd në vitin 1999, e që sipas marrëveshjes së Muzeut Kombëtar të Kosovës e atij të Beogradit, artefaktet duhet të ktheheshin.

Lexo edhe:
Me ekspozita e shkresa Kosova do vazhdojë kërkimin e 1247 artefakteve që u morën nga Serbia

Nga këto 1247 artefakte, është kthyer vetëm një, ai i Hyjneshës në Fron, e që është i ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

/Shqip.com