Kulturë

Çeku: Po vazhdojnë ndërhyrjet në mbi 20 asete të trashëgimisë kulturore në Prizren

Shtëpia e familjes Sokoli në Prizren

Po vazhdojnë restaurimet e objekteve kulturore nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Së fundmi, ndërhyrje do të ketë ne qytetin e Prizrenit, përkatësisht në shtëpinë e familjes Sokoli.

Kështu ka bërë të ditur vetë ministri Hajrulla Çeku.

“Kjo kryevepër e krijimtarisë artistike të mendjes dhe dorës së njeriut do t’i nënshtrohet restaurimit. Shtëpia e familjes Sokoli në Prizren është shembull i përkushtimit të familjes ndaj mbrojtjes së vlerave edhe kur ka munguar mbështetja institucionale”, ka shkruar Çeku në rrjetin social Facebook.

Tutje Çeku tha se po ashtu edhe disa nga shtëpitë tradicionale të Prizrenit po i nënshtrohen ndërhyrjeve, ku sipas tij, aktualisht po realizohen në mbi 20 asete të trashëgimisë kulturore.

Lexo edhe:
Rreth 1,8 milionë euro investime në trashëgimi kulturore në Prizren

Kujtojmë që MKRS para një muaji kishte njoftuar se rreth 490 mijë euro përfshihen në buxhetin e projekteve që do të nisin të zbatohen gjatë këtij viti në qytetin e Prizrenit./Shqip.com