Sport Shqiptar

Çekiçi bashkohet me Cikalleshin, firmos për dy sezone me Konyaspor

Endri Çekiçi gjatë prezantimit te Konyaspor

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Endri Çekiçi është transferuar në klubin e Konyasporit, ku ka firmosur një kontratë dy vjeçare, me opsionin për rinovimin edhe për një vit të tretë, shkruan Shqip.com.

25-vjeçar nga Pogradeci kreu vizitat mjekësore, derisa firmosi kontratën me ta dhe bëri prezantimin zyrtar në klubin turk.

Klubi i Konyaspor thekson se Çekiçi është një futbollist që luan  si sulmues krahu dhe ka zgjedhur që të mbajë mbi shpinë fanellën me numrin 23.

Futbollisti 25-vjeçar ka një eksperiencë të konsiderueshme, pasi më herët ka luajtur për Dinamon e Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci, ndërsa më pas u transferua te sllovenët e Olimpija Ljubjana, ku ka bërë edhe sezonin më të mirë të karrierës.

Vitin e kaluar Çekiçi ishte pjesë e Ankaragucu në Superligën turke, ku arriti të shënojë dy gola e të japë dy asiste, por nuk arriti të ndihmoi klubin e tij që të qëndrojnë në ligë.

Vlen të theksohet se te Konyaspor, Çekiçi do të gjejë shokun e tij të Kombëtares, Sokol Cikalleshi, i cili është pjesë e klubit që prej verës së kaluar./Shqip.com